MENU
klinika

Darëzeza ndjellëse...

“Apollo Art Koloni” mbyll edicionin e 8-të

12.09.2019 - 17:41

      Edicioni i tetë i “Apollo Art Koloni” mbylli edicionin e tetë, në Fier. Për më shumë se 20 prej punimeve të artistëve pjesëmarrës, muza artistike ishte vetë bregdeti i Darzezës!

Frymëzimi është marrë në bregdetin e Darëzezës, në Fier dhe janë hedhur në telajo. Janë vepra të artistëve pjesëmarrës në edicionin e tetë të “Apollo Art Koloni”.

20 punime në teknika të ndryshme, u prezantuan në galerinë e arteve “Vilson Kilica”.

 

 

 

 

Për drejtorin e galerisë, Pandeli Lena, mbart vlerat e artit botëror.

Pandeli Lena: Një ekspozitë dinjitoze, me vlera artistike. Po t’i shohim, ata janë artistë të njohur në vendet e tyre. Secili ka profilin dhe vlerat e veta, mënyrën e të pikturuarit dhe të konceptuarit, apo mesazhet që përcjellin.

 

 

 

 

Pas përfundimit të ekspozitës, veprat e paraqitura do t’i mbeten fondit të Galerisë së Arteve, ndërsa kolonia e artistëve shënon të parën veprimtari, pas pushimeve verore.

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen