MENU
klinika

The Washington Post

Rikthimi i jashtëzakonshëm i Macron

13.09.2019 - 12:50

“La rentrée” është një moment i veçantë për Francën.

Duke kaluar në ditët e para të shtatorit, “kthimi” shënon momentin kur vendi “zgjohet” përsëri pas një vere të gjatë dhe dembele. Studentët kthehen në shkollë dhe prindërit kthehen në punë. Viti francez fillon në shtator, shkruan shkrimtari Stephen Clarke dhe përfundon në maj.

Këtë vit, megjithatë, fillimi i shtatorit shënon edhe kthimin befasues të Emmanuel Macron.

Vitin e kaluar në këtë kohë, Macron ishte duke u marrë me disa ‘stuhi’ politike. Dy ministra ishin larguar nga kabineti. Truproja dhe këshilltari i tij, Alexandre Benalla, u kap në një video ku ushtronte dhunë ndaj një protestuesi në rrugë.

Deri në shtatorin e kaluar, vlerësimet për Macron ishin në rënie të lirë, me 7 nga 10 të anketuarit që shprehin pakënaqësinë e tyre. Ndaj, një gazetë e përshkroi muajin si “Shtatori i Zi” i Macron.

Dhe e gjithë kjo ndodhte përpara se të nisnin protestat e Jelekverdhëve. Ajo që kishte filluar si një protesë kundër rritjes së çmimit të karburantit, shpejt mori përmasa të tjera. Më shumë se 300,000 protestues dolën në rrugë në mes të nëntorit dhe, vazhduan demonstratat e tyre javore përgjatë dimrit. Deri në fund të vitit, Macron pranoi të ndërmerrte një numër masash ekonomike, duke përfshirë uljen e taksave dhe një rritje të pagës minimale.

Sidoqoftë, më e rëndësishmja, ai gjithashtu nisi një “debat kombëtar”, që përbëhej nga një seri e gjatë vizitash nëpër qytetet në të gjithë Francën. Megjithëse i kritikuar si marifet për marrëdhëniet me publikun, ky proces rezultoi i suksesshëm.

Ai jo vetëm që vërtetoi se ai i njihte dosjet ministrore më mirë sesa ministrat e tij, por ai gjithashtu dëshmoi se ishte i gatshëm të njihej me jetën e përditshme dhe sfidat e bashkëqytetarëve të tij.

Gjatë muajve të verës, Macron praktikisht u zhduk. Në një konferencë shtypi që shënonte fundin e pushimeve të tij, presidenti e bëri të qartë se ai kishte ndërruar vertikalitetin me horizontalen, pra përulësinë.

Dhe takimi pasues i G7 në Biarritz në gusht i kujtoi francezëve dhe të huajve, se horizontaliteti nuk është i njëjtë me servilizmin.

Sipas sondazheve të fundit, gati 40 përqind e të anketuarve tani e aprovojnë Macron, duke përshëndetur në veçanti mbrojtjen e tij për interesat e Francës në skenën globale.

Në mënyrë të pashmangshme, asgjë nuk është e pashmangshme në politikë. Mbetet të shihet nëse Macron mban premtimin e tij për modesti dhe dialog. Të paktën, sidoqoftë, kjo është shumë e sigurt: Në një kohë kur Britania dhe Shtetet e Bashkuara duket se kanë humbur rrugën e tyre, Franca është bërë një burim i papritur i stabilitetit demokratik nën udhëheqjen e Macron.

Macron, që ende mishëron atë një nga shpresat e fundit të mëdha për demokracinë liberale, nuk mund të ishte kthyer në skenën botërore në një moment më kritik.

Robert D. Zaretsky është profesor i historisë moderne intelektuale dhe kulturore evropiane në Universitetin e Hjustonit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shqetësimet e Ministrit të Financave

‘Jelekverdhët’, katastrofë ekonomike për Francën

Ç'po kërkon të arrijë?

A do të ketë sukses Macron me Iranin?