“Burri në qendër të fotografisë, do të vritej… ishte detyra ime, të regjistroja atë që po ndodhte” – kishte thënë, Charlie Cole. Ai është ndarë nga jeta në ishullin Bali, ku jetonte prej disa kohësh. Ndërkohë, fotografia e tij është cilësuar si simbol i protestave kineze, në sheshin “Tiananmen”.
Fotografia, që paraqet një burrë të vetëm përpara tre tankeve, u realizua nga Cole, nga ballkoni i hotelit më 5 qershor 1986, një ditë pasi mijëra protestues dyshohet se ishin vrarë në rrugët e vendit.
Në vitin 1990, Cole, lindur në Teksas, u nderua me çmimin më prestigjioz të fotografisë, “World Press Photo”.
Duke kujtuar atë kryengritje historike, Cole ishte shprehur që mendonte, se, burri në qendër të fotografisë do të vritej dhe se ishte detyra e tij, të regjistronte atë që po ndodhte.
Njeriut në foto, nuk iu njoh kurrë identiteti, sikurse as fundi.