MENU
klinika

Deklarata

Hajdari takon ambasadorin gjerman: Mora mbështetjen për…

13.09.2019 - 17:19

Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat, Rudina Hajdari ka takuar sot ambasadorin e ri të Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf.

Hajdari shkruan në rrjetin e saj social twitter se gjatë takimit ka marrë mbështetjen e ambasadorit për Reformën Zgjedhore.

“E lumtur që pata mbështetjen e Ambasadorit Gjerman, z. Peter Zingraf, për Reformën Zgjedhore pasi i shpjegova të gjitha objektivat e opozitës parlamentare për këtë reformë”, shkruan Rudina Hajdari në Twitter.

Hajdari është bashkëkryetare e Komisinit për Reformën Zgjedhore, komision i përbërë nga opozita parlamentare dhe mazhoranca.

Opozita jashtë parlamentare nuk ka anëtarë në komisionin e reformës zgjedhore, por kryeministri Rama i ka dhënë të drejtën e vetos për kodin e ri zgjedhor.