MENU
klinika

Ç'po ndodh?

Taskforca e Transportit Rrugor kontrolle intensive në fundjavë

14.09.2019 - 21:13

Taskforca e Transportit Rrugor ka vijuar kontrollet intensive edhe gjatë fundjavës lidhur me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit në mjetet e transportit të udhëtarëve, goditjen e paligjshmërisë dhe eliminimin e konkurrencës së pandershme, në respektim të të drejtave ndaj operatorëve të ligjshëm që punojnë me këto linja.

Asnjë ditë pushim në luftën ndaj paligjshmërisë edhe informalitetit, çdo subjekt duhet të pajiset me patjetër me licencat dhe certifikatat e specializuara nëse dëshiron të ushtrojë aktivitetin e transportit të udhëtarëve”, thekson Drejtoria e Përgjithshme e Transporteve.

Këto kontrolle bëjnë të mundur që qytetarëve t’u ofrohet një standard komfort në transport si dhe të mos shkelet ligji, pasi të gjitha institucionet në vendin tonë tashmë po vijojnë me kontrollet duke luftuar informalitetin.