MENU
klinika

Mjekët japin alarmin

5 raste me salmonelë konstatohen në QSUT

15.09.2019 - 10:31

Pesë raste me salmonelë janë konstatuar në Spitalin Infektiv në QSUT. Instituti i Shëndetit Publik sqaron se analizat janë kryer te pacientët që janë paraqitur me probleme gastrointestinale, kryesisht me të vjella dhe diare.

Po sipas ISHP kjo është një situatë e zakonshme sezonale dhe se nuk ka rrezik për përhapjen e epidemive nga bakteri i salmonelës.

Shenjat që tregojnë se personi është prekur përfshijnë diarrenë, ethet dhe të vjellat, të cilat shfaqen 12-72 orë pas infeksionit dhe sëmundja mund të vazhdojë përgjatë një jave.

Rreziku për t’u infektuar është më i lartë në verë për shkak se ky bakter në temperatura të larta gjen terren të shumohet.

Për shkak të infeksioneve të ndryshme bakteriale ditët e fundit Spitali Infektiv është përballur me fluks pacientësh, numri i të cilëve ka shkuar deri në 200 brenda një ditë.

Nga ana tjetër kanë vazhduar dhe kontrollet për të zbuluar ushqime që importohen në Shqipëri jashtë standardeve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi se ka sekuestruar 27 ton fileto pule nga Brazili, të cilat rezultuan me prezencë të salmonelës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Vrasja e Martin Canit pranë shkollës ‘Fan Noli’

Caktohet data e seancës gjyqësore ndaj autorit 14-vjeçar

Grabitja e miliona eurove në Rinas

GJKKO dënon me 18 vite burg Talo Çelën

“Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja”

U vra me thikë në zemër, nëna e 14-vjeçarit mesazh në protestën për të birin

Gjesti simbolik për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani

Fotolajm/ Hidhet bojë e kuqe mbi fëmijët dhe në rrugë