MENU
klinika

"Streha mes reve"

Një shqiptar, sjell dy gjermanë!

15.09.2019 - 13:27

Në ‘Programkino Ost’, në Dresden, në orën 20:00 të mbrëmjes së sotme, shfaqet premiera e filmit “Streha mes reve“. “Pas filmit, do të ketë një bisedë me publikun! Janë të mirëpritur të gjithë bashkatdhetarët tanë, që jetojnë në Dresden“, – është njoftimi i regjisorit Robert Budina, në vigjilje të shfaqjes së filmit të tij, në më shumë se 100 kinema në shtetin gjerman.

 

 

 

 

Lajmi është një kënaqësi, për sa i përket kinemasë shqiptare. Për të parën herë, një prodhim kinematografik shqiptar shpërndahet në kinematë gjermane.

 

 

 

 

Përtej kërshërisë së njohjes me një histori shqiptare, që i vendos ngjarjet në një fshat të veriut të Shqipërisë, filmit i jep tjetër vlerë edhe protagonist, Arben Bajraktari. Aktori I njohur në gjithë botën përmes filmave hollivudianë, si “Taken“, “Harry Potter“ këtë herë vjen në rolin e një bariu!

 

 

 

 

Ndërkohë, në “Facebook” shqiptarëve u bëht thirrje të ftojnë dhe miqtë gjermanë, për t’u njohur me filmin dhe kulturën tonë. “Ejani të shihni kulturën tonë, filmin tonë! Ne kemi një moto: një shqiptar, sjell dy gjermanë! Ejani ta shpërndajmë kulturën tone, sa më shumë“ – janë fjalët e regjisorit Budina.

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen