MENU
klinika

Detaje

Shkarkimi i Metës, nis me debate mbledhja e Komisionit Hetimor

18.09.2019 - 10:45

Mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës ka nisur me debate.

Kryetari i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, duke kërkuar fjalën pas kreut të Komisionit, Ulsi Manja, ka theksuar se ky komision nuk duhet të ekzistojë.

Sipas tij, komisioni nuk ka elementët e duhur për të ndjekur një procedurë ndaj hetimit të presidentit, sepse nuk ka asnje marreveshje sipas tij, nga ana e Presidentit, që prekin interesat e shqiptarëve.

“Unë gjykoj se ky komision nuk duhet të ekzistojë sepse nuk ka elementët e duhur për të ndjekur një procedurë ndaj hetimit të presidentit sepse nuk kemi shkelje të rëndë. Pra jo për ta shtyrë afatin, por nuk kemi një shkelje të rëndë që fajëson presidentin sepse presidenti nuk ka bërë ndonjë marrëveshje që prek interesat e këtij vendi, apo prek interesat e shqiptarëve”– tha Alimadhi.

Ndërkohë kryetari i Komisioni Ulsi Manja kërkoi që afati i punimeve të shtyhet me dy muaj, gjë që nuk është quajtur e arsyeshme nga ana e opozitës.

Deputeti i opozitës, Krenar Rryçi është shprehur darkord me shtyrje.

Duhet te jemi me serioze, ta shtyjme me dy dhe tre muaj, sa te jete e nevojshme, ne jemi komision hetimor, por nuk marrim njeri te pandehur ketu“, ai.