Aplikacionet e komunikimit janë të mira vetëm kur shumë njerëz i përdorin ato. Për këtë arsye janë disa aplikacione të cilat dominojnë komunikimin si WhatsApp, Facebook Messenger apo metoda e vjetër SMS.
Platforma të tjera janë përpjekur të gjejnë mënyra për të tërhequr njerëzit më shumë dhe një mënyrë për ta bërë është duke ofruar funksione që liderët ende nuk i kanë. Për këtë arsye Viber prezantoi sot një funksion të ri për krijimin e Sticker-ave pa u larguar fare nga aplikacioni.
Me versionin e fundit të Android, Viber ju lejon të krijoni vetë sticker-at dhe koleksionet tuaja të cilat mund të mbajnë deri në 24 të tillë.
Ju mund të përdorni imazhet tuaja, ti editoni, rrotulloni dhe tu shtoni elementë që dëshironi.
Por sticker-at vetjakë nuk janë diçka unike për Viber sepse Telegram e ka ofruar diçka të tillë prej 5 vitesh ndërsa edhe Gboard ka një mënyrë për ta bërë. Megjithatë zgjidhja e Viber është më e thjeshtë për tu aksesuar dhe përdorur krahasuar me ato të Telegram dhe Gboard.
Funksioni do të jetë i disponueshëm në Play Store në versionin e fundit të Viber. Përdoruesit e desktop dhe iOS duhet të presin edhe ca kohë.