MENU
klinika

Qendra Komunitare Korçë

Një mesazh për të sëmurët mendorë

16.09.2018 - 11:44

Me moton “Duaje jetën “ Qendra Komunitare e Shëndetin Mendor Korcë ka organizuar një aktivitet me personat që e frekuentojnë rregullisht këtë qendër. I zhvilluar këtë fundjavë, aktiviteti u ndërrmor si një hap ndërgjegjësues i nxitur nga numri i lartë i vetvrasjeve në qytet për shkak të problemeve psikologjike . Qëllimi i një aktiviteti të tillë është nxitja e mëtejshme e bashkëpunimit me persona që frekuentojnë qendrën me punonjesit e saj për të rrituar socializimin e këtyre individëve.

Për drejtorin e qendrës, Roland Lalaj, organizime të tilla jo vetëm i afrojnë këta njerëzi me pjesën tjetër të shoqërisë por edhe i ndihmon ta shohin jetën ndryshe:

“Cdo dy muaj ne kryejmë aktivitete të tjera jashtë QKSHM , kryesisht në zonat turistike me tematikë njohjen e vlerave në këto zona. Natyrisht qe do të ketë edhe aktivitete të tjera . Ne kemi bashkëpunim edhe me dy qendra të tjera të cilat mbështeten nga ne dhe personat që strehohen në to nuk mungojnë në asnjë aktivitet” – tregon Rolandi.

Gjatë kësaj dite u organizuan një seri lojërash të cilat rritën nivelin e angazhimit të personave të pranishëm, teksa u zhvilluan edhe biseda me specialistë që i ftonin njerëzit që vuajnë nga probleme mendore drejt një reflektimi të brendshëm për të pranuar veten dhe tjetrin. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të një projekti madhor që synon t’I integrojë këta persona në komunitet dhe në grupet e tjera sociale, përmes metodave shkencore dhe ndihmës psikologjike e sociale nga punonjësit e qendrës.

Përgatiti: L.S.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Artikuj shkollorë dhe veshje falas

Panairi i bamirësisë për fëmijët në nevojë