MENU
klinika

Plot 6 mijë dollarë

Melania magjeps me fustanin elegant në darkën shtetërore

21.09.2019 - 14:33

Presidenti amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja e tij “e heshtur” Melania, mund të mos jenë personazhet më të dashur të momentit në rrjetet sociale, por Zonja e Parë e SHBA-ve rrallëherë kalon pa u komentuar për look-un e saj.

Së fundmi, Melania ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në darkën shtetërore të organizuar në nder të vizitës së çiftit kryeministror australian në Shtëpinë e Bardhë.

49-vjeçarja dukej si një mishërim i elegancës, e veshur me një fustan magjepsës nga J Mendel ngjyrë mente, me fruda të vogla vertikale dhe mëngë të gjata transparente.

Dhe nëse ndokush po mendon të rikrijojë look-un e saj në ndonjë dasmë tani së shpejti, atëherë duhet të dini se fustani në fjalë, kushton plot 6 mijë dollarë të vegjël.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kërceu nudo në “Shtëpinë e Bardhë”

Modelja si Melania Trump: Po kërcënohem me vdekje!


Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën