MENU
klinika

Sot do miratoheshin kandidatët

Kryeprokurori/ KLP shtyn mbledhjen, zbardhet shkaku

23.09.2019 - 11:28

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritej te miratonte sot listën me kandidatët, që kalojnë fazën e parë të përzgjedhjes për Prokuror të Përgjithshëm.

Por, për shkak të mosmbërritjes së letrës së KP për ankimimin ose mos ankimimit të vendimit të KPK së datës 4 Shtator 2019 për kandidatin për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm, Olsi Çela, mbledhja është shtyrë për ditën e mërkure.

Pas një periudhe rreth dymujore, mbarimi i procesit të vetingut për prokurorin Olsian Çela ka zhbllokuar procesin.

KLP kishte njoftuar zyrtarisht se në mbledhjen e datës 23 shtator, do të miratohej lista me kandidatët që plotësojnë kriteret ligjore dhe më pas, do të vazhdohet me pikëzimin e 4 kandidatëve, 3 prej të cilëve që do t’i dërgohen Kuvendit për votim. Nderkohe qe sot njoftoi shtyrjen e mbledhjes, duke sqaruar zyrtarisht edhe shkakun.