MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Pse duhet shpëtuar sistemi shumëpalësh?

23.09.2019 - 14:45

Që nga krijimi i sistemit Bretton Woods, 75 vjet më parë, vendet janë bashkuar në ndjekje të të mirave publike globale, duke sjellë rritjen e sistemit të tregtisë ndërkombëtare dhe rrjetit global të sigurisë financiare.

Rrjedha e lirë e tregtisë, investimeve dhe ideve ka ndihmuar në largimin e më shumë njerëzve nga varfëria se kurrë më parë. Dhe klasat e mesme në rritje të botës tani po zgjerojnë mundësitë për shkëmbim të mëtejshëm të mallrave, shërbimeve dhe inovacionit.

Sistemi shumëpalësh lejon që vendet e mëdha dhe të vogla të përmbushin potencialin e tyre. Si përfitues të këtij sistemi, ne të gjithë kemi një përgjegjësi për të mbrojtur institucionet që kanë mbështetur prosperitetin tonë ekonomik. Tani duhet të punojmë së bashku për sfidat globale.

Rritja e tensioneve tregtare është një sfidë e tillë. Luhatshmëria e tregut financiar dhe paqëndrueshmëria e monedhës janë në rritje, mes rënies së fluksit të kapitalit në ekonomitë në zhvillim. Përkeqësimi i kushteve të tregtisë globale po ndikojnë në besimin e investitorëve, shpenzimet e biznesit dhe produktivitetin.

Hapi i parë është të mbështesim sistemin multilateral të bazuar në rregulla. Ndërsa respektojmë përparësitë e brendshme të secilit vend, ne duhet të mbrojmë tregjet e lira dhe të hapura, sepse kjo është ajo që do të sigurojë rritje më të fortë dhe prosperitet më të madh për të gjithë.

Multilateralizmi mbështetet në parimet thelbësore të mosdiskriminimit, parashikueshmërisë dhe transparencës. Ne i përmbahemi këtyre parimeve sepse e dimë se ato funksionojnë.

G20 është një forum i rëndësishëm për liderët botërorë që të krijojnë marrëveshje për zgjidhje të problemeve tona të përbashkëta, sepse është mjaft i vogël për të qenë efikas por mjaft i madh për të qenë përfaqësues.

Arabia Saudite, Italia dhe India, vendet që do të mbajnë presidencën e G20 gjatë tre viteve të ardhshme, kanë mundësinë, dhe përgjegjësinë, të vendosin drejtimin strategjik të grupit. G20 duhet të vazhdojë të mbështesë një sistem të hapur tregtar dhe një rrjet global të sigurisë financiare që mund t’i rezistojë krizave dhe të adresojë sfida të tilla si investime të pamjaftueshme në infrastrukturë dhe rezistencë ndaj katastrofave.

Për të rikthyer besimin e humbur, sistemi ynë multilateral ka nevojë për forcë të re për t’i bërë ballë kompleksitetit të rrethanave tona aktuale.

Kjo nuk është diçka që një ose dy vendet mund ta bëjnë vetëm. Të gjithë ne duhet të luajmë një rol në rivendosjen e sistemit shumëpalësh që ka kontribuar aq shumë në rritjen dhe prosperitetin tonë të përbashkët gjatë 70 viteve të fundit.

Josh Frydenberg është Nënkryetari i Partisë Liberale.

Heng Swee Keat është Zëvendës Kryeministër dhe Ministër i Financave i Singaporit.

Sri Mulyani Indrawati është Ministër i Financave të Indonezisë dhe Kryetar i Komitetit të Zhvillimit të Grupit të Bankës Botërore.

Bill Morneau është Ministër i Financave të Kanadasë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kundërshton "Ligjin e më të fortëve"

Edhe Makron kundër Trump…