MENU
klinika

Partnerë kryesorë Italia, Gjermania

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 59 % të volumit

23.09.2019 - 18:12

Shkëmbimet tregtare të Shqipërinë me vendet e Bashkimit Europian zënë 59,0 %, të gjithë tregtisë.

Sipas Institutit të Statistikave, në muajin gusht 2019, eksportet drejt vendeve të BE-së zunë 70,8 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 54,4 % të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërinë janë Italia me 24,9%, Gjermania me 7% për të vijuar me Kinën që zë 7,8 % dhe Turqia 6,9 %.

Referuar të dhënave statistikore për periudhën 8-mujore rezulton se, shkëmbimet tregtare, për tetëmujorin e parë 2019, me vendet e BE zënë 64,5 % të gjithë tregtisë.

Në periudhën janar-gusht 2019, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 76,0 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 59,1 % të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë gjatë kësaj periudhe janë Italia me 32,8 %, Greqia 7,3 %, Kina 7,0 % dhe Gjermania që zë 6,3 % të totalit të shkëmbimeve tregtare.