MENU
klinika

'Ngeci' në Vetting

KPA lë në fuqi shkarkimin e kryegjyqtares së Vlorës

24.09.2019 - 11:41

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) lë në fuqi shkarkimin e kryetares së Gjykatës së Apelit Vlorë, Alma Liçaj.

Trupa gjykuese e përbërë nga Luan Daci kryesues, Natasha Mulaj relatore dhe anëtarët Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo, vendosën të lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK).

KPK shkarkoi Liçajn më 24 dhjetor të 2018-ës, pasi nuk mundi të justifikonte pasurinë. Probleme u konstatuan në blerjen e një apartamenti 25,664 mijë euro më pak sesa ishte vlerësuar dhe shitjen e dy makinave.

Në vendimin e KPK thuhej se një makinë ‘Benz 140’ e prodhuar në vitin 1993 u ble për 50 mijë lekë në vitin 2002 dhe u shit për 15 mijë e euro në vitin 2013. Një tjetër makinë u ble sipas vetëdeklarimeve të Liçajt nga bashkëshorti i saj për 600 mijë lekë në vitin 2009 dhe u shit për 20 mijë eruo një vit më vonë në vitin 2010.

NJOFTIMI I KPA:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Luan Daci kryesues, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo, anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.1/2019, datë 08.01.2019, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Alma Liçaj kundër vendimit nr. 78, datë 15.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi në mënyre unanime:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 78, datë 15.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Alma Liçaj. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 23.09.2019.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier