MENU
klinika

Project Syndicate

Trump ka hequr dorë nga konfliktet?

24.09.2019 - 11:54

Në 2 tetor do të kalojë një vit që nga vrasja brutale në Stamboll e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

Në qershor të këtij viti, një raport i Kombeve të Bashkuara arriti në përfundimin se Arabia Saudite ishte përgjegjëse për vdekjen e tij, dhe se kishte “prova të besueshme” që implikonin liderin de-facto të vendit, Princin e Kurorës Mohamed bin Salman (i njohur gjerësisht si MBS), në vrasjen e tij në konsullatën saudite.

Prandaj është befasuese çfarë imazhi ndërkombëtar i Arabisë Saudite ka pësuar gjatë 12 muajve të fundit.

Pengesat më të rëndësishme për regjimin saudit gjatë vitit të kaluar kanë të bëjnë me luftën në vazhdim në Jemen, një nga teatrot kryesore të konfliktit rajonal midis Arabisë Saudite dhe Iranit. Deri më tani në 2019, Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka miratuar disa rezoluta bipartizane që synojnë distancimin e SHBA nga ndërhyrja e udhëhequr nga Sauditë në Jemen, e cila u nxit nga vetë MBS. Megjithëse Presidenti amerikan Donald Trump vuri veton ndaj këtyre rezolutave, ato tregojnë se klasa politike e Amerikës po bëhet më pak tolerante ndaj mizorive të regjimit saudit, veçanërisht që nga vrasja e Khashoggit.

Emiratet e Bashkuara Arabe janë po aq të ndërgjegjshme për kostot e reputacionit që sjell aktualisht një aleancë e ngushtë me Arabinë Saudite.

Arabia Saudite kohët e fundit pësoi një sulm kritik kundër dy rafinerive që i përkisnin ndërmarrjes shtetërore të naftës Saudite Aramco. Megjithëse rebelët Houthi të mbështetur nga Irani nga Jemen morën përgjegjësi për sulmet, anëtarët e  administratës Trump e kanë akuzuar Iranin se është përfshirë direkt.

Sulmet prekënn rreth gjysmën e prodhimit të naftës të Arabisë Saudite (që përfaqëson 5% të prodhimit ditor në botë) dhe shkaktuan një rritje të konsiderueshme të çmimeve të naftës. E gjithë kjo duhet të shtyjë Arabinë Saudite të rishqyrtojë ndërhyrjen e saj në Jemen.

Por 12 muajt e fundit nuk kanë qenë gjithnjë kaq të këqija për Arabinë Saudite. Për më tepër, marrëdhëniet midis Arabisë Saudite dhe administratës Trump mbeten të ngrohta.

Trump nuk dëshiron të përfshihet në shumë konflikte jashtë vendit para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, as me Iranin.

Pyetja e rëndësishme tani është nëse ky dobësim i koalicionit anti-Iran të Trump do të jetë i mjaftueshëm për të iniciuar ndryshim pozitiv në një rajon që i duhet vërtet.

Javier Solana, një ish-Përfaqësues i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe Ministri i Jashtëm i Spanjës, aktualisht është President i Qendrës ESADE për Ekonomi Globale dhe Gjeopolitikë, Bashkëpunëtor në Institucionin Brookings, dhe anëtar i Këshilli Global i Agjendës Botërore të Forumit Ekonomik mbi Evropën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndryshimi i parë pas vrasjes së Khashoggit

Arabia Saudite po përmirëson imazhin? Ndryshohet kabineti

Albert Çaçi

Aleati problematik