MENU
klinika

Reforma Zgjedhore

Sërish përplasje / Fino i “sulet” Ralf Gjonit, debat me Hajdarin

25.09.2019 - 13:17

Kthimi në tryezën e Reformës Zgjedhore i bashkëkryetares së komisionit, deputetes Rudina Hajdari dhe deputetit Ralf Gjoni, pas një kohe largimi në mënyrë demonstrative nga mbledhja është bërë shkak për një tjetër përplasje.

Ka qenë deputeti i PS-së, Bashkim Fino që ka reaguar ashpër pas ndërhyrjes së bëri deputeti Ralf Gjoni, teksa sqaroi përse ishte larguar nga tryeza.

“Dua të bëj një sqarim, ka pasur një keqkuptim se shumë prej nesh kujtuan që tryeza zhvillohej në gjirin e komisionit parlamentar për reformën, unë nuk mund të qëndroja në tryezën e parë se nuk pranoja që fjalën të ma jepte Damian Gjiknuri largimin e të cilit ne e kemi kërkuar, por kjo është cështje e PS dhe do e zgjidhim në gjirin e komisionit”- tha ai.

Pas tij replikoi Fino:

Fino: Jam anëtar edhe më i rëndësishëm edhe do flas edhe pa më dhënë leje, edhe juve edhe zotin Damian nuk e zbatoni këtë program. Mos na vini pas dy orësh të na kërkoni falje ne, ikni atje jashtë të kërkoni falje për mediat. Programin e kishit, të reagonit që në fillim, vini pas të vjelave ju të na tregoni ne, ca jeni ju. Jeni deputetë të partive që duam bashkëpunim, ju jeni pjesa tjetër që keni ardhur, pas atyre që kanë dalë në rrugë, ne i respektojmë edhe të tjerat që kanë më pak vota apo shoqëinë civile, jo të na tregosh ti, ikën dy orë ti, shikon gjithë lajmet ti dhe justifikon pse ike ti. Edhe mos u merr me bashkëkryetarin tonë, Damian Gjiknurin.

Hajdari: Kemi 30 vjet që ju dëgjojmë, nuk na thoni asgjë të re, nuk thatë asgjë

Fino: Dili për zot programit, kaq

Hajdari: Po prishni rendin, nuk është normale të sulmoni në këtë lloj mënyre, pati disa deklarata që nuk duheshin bërë, që të vinte ai dhe të thoshte ai që komisioni nuk është legjitim

Gjoni: Nëse ju doni ta pranoni kete vazhdoni, vazhdoni pazare ne nuk e pranojmë

Hajdari: Ju lutem, kishim mbledhje të grupit parlamentar dhe diskutuam për atë që ndodhi, kjo ishte ajo që ndodhi, patëm takim bashkërisht.