MENU
klinika

Deklarata e ministrit të mbrojtjes

Irani refuzon çdo marrëveshje për raketat

25.09.2019 - 19:00

Ministri iranian i Mbrojtjes, Amir Hatami ka refuzuar idenë e arritjes së ndonjë marrëveshjeje me fuqitë botërore, sa i përket programit iranian për raketa.

Agjencia iraniane e lajmeve IRNA, ka cituar gjeneralin Hatami të ketë thënë se çfarëdo marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për “fuqinë raketore” të Iranit, do të dëmtonte kapacitetet e këtij shteti.

Ai ka thënë se të gjithë liderët e Iranit janë duke mbështetur përparimet që po bëhen në programin raketor.

Teherani ka insistuar për një kohë të gjatë se programi raketor nuk është i negociueshëm.

Megjithatë, presidenti amerikan, Donald Trump ka cituar atë si arsye për t’u tërhequr njëanshëm një vit më parë nga marrëveshja bërthamore, që Irani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015.

Deklaratat e Hatamit vijnë teksa Shtetet e Bashkuara dhe aletatët e saj kanë thënë se Irani ka qenë mbrapa sulmit me dronë me raketa në rafineritë e naftës në Arabinë Saudite.

Irani ka mohuar këto pretendime, duke thënë se secili sulm i nisur nga Shtetet e Bashkuara apo Arabia Saudite do të rezultojë me “luftë të shfrytëzimit të të gjitha kapaciteteve”.

Aktualisht, Irani ka raketa ne rreze të mesme që përshkojnë 2,000 kilometra, të cilat mund të arrijnë në shtetin rival, Izraelin dhe disa baza amerikane në rajon.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trump kërkon të nisë bisedimet

Marrëdhëniet SHBA-Iran po përmirësohen