Cardi B ka folur për herë të parë për një epsiod të pakëndshëm në jetën e saj!
Reperja tregoi se ishte sulmuar seksualisht gjatë një photoshooting për një revistë nga vetë fotografi.
26-vjeçarja ishte e ftuar në episodin e ri të emisionit “Untold Stories of Hip Hop”, ku tha se nuk do ta “harronte kurrë” takimin e frikshëm.
Ylli i hitit “Bodak Yellow” sqaroi fije për pe se çfarë ndodhi kur shkoi të realizonte fotot për revistën, emrin e së cilës nuk e përmendi.
“Nuk do ta harroj kurrë se si shkova të bëja foto për këtë revistë dhe fotografi po përpiqej të më afrohej. Ai po thoshte: ‘Ti dëshiron të dalësh në këtë revistë?’, pastaj ai nxori organin e tij gjenital”.
Cardi doli menjëherë jashtë në gjendje shoku pas ngacmimit të turpshëm dhe sigurisht që e raportoi ngjarjen te pronari i revistës.
Dhe e dini si u përgjigj ai: “Edhe?!”
Reperja tha se sot ndihet më e përgjegjshme dhe më e ndjeshme ndaj lëvizjes “Me too” dhe nëse do t’i ndodhte një gjë e tillë sërish, do ta demaskonte atë në rrjetet sociale.