Në maj të këtij viti, dukesha e Sussex, Meghan Markle, solli në jetë fëmijën e parë të saj dhe princ Harry-t.
Meghan lindi një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Archie Harrison.
Ky është emri i tij zyrtar, por sigurisht që në familje s’kanë munguar edhe nofkat për të voglin.
Këtë e ka zbuluar vetë Meghan gjatë vizitës së saj dhe Harry-t në Afrikë.
Ata kishin me vete edhe të voglin e tyre dhe teksa takuan Kryepeshkopin Desmond Tutu, Meghan e thiri me përkëdheli bebushin “Bubba”, duke zbuluar për të gjithë se kjo është nofka e tij.
Madje, dukesha e quajti të birin “flirtues”, kur pa se ai po qeshte me vajzën e Kryepeshkopit, Thandeka Tutu-Gxashe.
“Atij i pëlqen të flirtojë”- u shpreh Meghan me humor për të birin, i cili megjithëse është vetëm 4 muajsh, është kthyer në kryefjalën e mediave.
Madje, në fotot që po qarkullojnë në rrjet, të gjithë po thonë se Archie ka një ngjashmëri të paparë me babain e tij, Harry-n, kur ai ishte foshnje.