MENU
klinika

"Kemi punuar palodhur..."

Ministrja Balluku bën “bilancin” pas tërmetit

30.09.2019 - 19:17

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka folur në lidhje me masat që ministria që ajo drejton ka marrë pas tërmetit që tronditi vendin.

Balluku u shpreh se Ministria e Infrastrukturës ka marrë masa, për të ndihmuar të gjithë prekurit nga tërmeti.

Sipas saj, inxhinierët dhe të gjithë ata që punojnë për ministrinë e saj, kanë treguar devostshmëri në dobi të banorëve.


“Një tërmet i fuqishëm ra në Durrës, duke tronditur edhe Tiranën e një pjesë të mirë të Shqipërisë. Ne si ministri kemi punuar palodhur për të marrë masa të menjëhershme për situatën. Dua të falënderoj të gjithë inxhinierët që iu bashkuan thirrjes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për të qenë me banorët në këtë situatë kritike. Inxhinierët janë në terren dhe kanë mbajtur shënime në shkolla, institucione, banesa. I dëmtuar ka qenë edhe Fakulteti i Gjeologji-Minierave, që do të ketë një konstruksion.

Situata ka qenë edhe më e vështirë në Kamzë. Kemi pasur probleme me energjinë në Tiranë, Durrës dhe Burrel. OSHEE dhe OST kanë punuar intensivisht për të pasur energji banorët. Ky sistem i ndihmës do të mbahet aktiv deri në rimëkëmbjen e plotë të pasojave të tërmetit.

Gjej rastin të falënderoj të gjithë shqiptarët dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, që punuan për të rikonstruksionin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti”, tha Balluku.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin