MENU
klinika

Dosja e 'nxehtë' që po hetonte

Jep dorëheqjen prokurori i Krimeve të Rënda

01.10.2019 - 13:44

Prokurori i Krimeve të Rënda, Njazi Seferi, ka dhënë dorëheqjen. Mësohet se prokurori është dorëhequr për arsye shëndetësore.

Kërkesa i ka shkuar KLP-së e cila do të marrë vendim në pikën e dytë të rendit të ditës.

Seferi po hetonte dosjen e Kostandinos Katsifas, minoritari grek, që u vra në Bularat vitin e kaluar nga forcat RENEA.

Dosja e vrasjes së Katsifas ka qenë së fundmi në qendër të autoriteteve greke.

Kujtojmë se ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, kërkoi pak kohë më parë përfundimi e menjëhershëm të hetimeve dhe se ishin të pakënaqur nga vonesa e Prokurorisë Shqiptare.