Ai është një nga grimierët më të njohur në botë dhe ëpr ëm tepër ka origjinë shqiptare.
Bëhet fjalë për grimierin Mario Dedivanovic, i cili është ai që kujdeset për pamjen e Kim Kardashian dhe motrave të tjera. Sot ai feston ditëlindjen e 37-të dhe është zgjuar më i emocionuar se kurrë pasi ka mundur të bëjë realitet një nga ëndrrat e tij. Tashmë Mario ka në zotërim disa zyra luksose në New York.
“O zot! Sot, në 37-vjetorin tim, mora çelësat e zyrave të mia të reja në Nju Jork. U zgjova i lumtur dhe i emocionuar për të ardhmen, pasi kjo ka qenë ëndrra ime prej më shumë se dy dekadash. Kur prindërit e mi mbërritën në këtë vend, ata pastronin zyra si këto për shumë vite. Ëndërroja gjithmonë të jetoja në këtë zonë të Nju Jorkut dhe të kisha pranë edhe zyrën time. (Dhe ëndërroja të shkoja në zyrë me atlete dhe T-shirt, sipas mënyrës sime).
Sot kjo ëndërr u bë realitet… 20 vite më vonë. Dëgjoni, e di që shumë prej jush mendojnë se është një kohë e gjatë, por unë jam falënderues ndaj këtij udhëtimi të gjatë, vuajtjeve dhe punës së madhe që kam bërë për të arritur deri këtu. Jam më i zgjuar tani. Kam më shumë eksperiencë. Po bëhem burri që kam parashikuar gjithmonë.
Ky është një hap më shumë në këtë udhëtim të gjatë, ose më saktë është një pjesë më shumë e puzzle-it. Për të gjithë artistët në botë: Ju lutem mos u dorëzoni deri sa të arrini objektivat dhe ëndrrat tuaja. Ndoshta do të duhen shumë vite. Më besoni, kam qenë gati të heq dorë shumë herë. Ecni para dhe besoni te vetja juaj! Jini të fortë!
Faleminderit për mbështetjen tuaj gjatë këtyre viteve dhe që i bëtë ëndrrat e mia realitet. Ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri. Ju dua të gjithëve! Ok, e qepa tani”, -ka shkruar Mario.
Në këtë ditëlindje nuk ka munguar as urimi i mikes së tij Kim.