Televizonet më të mëdha në vend i janë drejtuar me një letër Autoritetet të Mediave Audiovizive.
Report Tv, News 24, Top Channel, Vizion Plus, Ora HD dhe Ora News i kërkojnë AMA-s të respektojë vendimin për fikjen e sinjalit analog.
Tv Klan, Klan Plus, ABC News dhe Shijak TV nuk e kanë fikur sinjalin analog, ndërsa në letrën e televizioneve thuhet se ka shkelur vendimin e AMA-s.
Ata paralajmërojnë se nëse nuk zbatohet ky vendim do të dërgojnë çështjen në gjyq.
Letra e plotë:
E nderuar Autoriteti i Mediave Audiovizive (sa vijon edhe vetëm “AMA”), ju drejtohemi me këtë ankesë që ka karakter urgjent, për sa më poshtë vijon.
Në mbështetje të Ligjit nr. 97/2013 “Per Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, (i ndryshuar) dhe vendimeve te miratuara nga institucioni juaj për mbylljen e transmetimeve analoge dhe kalimin në transmetim digjital po ju parashtrojmë ankesën për sa më poshtë vijon:
Sipas Vendimit të miratuar së fundmi nga ana e Institucionit tuaj me nr. 119, datë 30.09.2019 për “Mbylljen e transmetimeve analoge në qarqet Tiranë dhe Durrës, në datën 01 tetor 2019’’ (publikuar në faqen ëeb të AMA-s, dhe që i bashkëlidhur kësaj ankese), nga ana jonë si OSHMA është proceduar me mbylljen e transmetimit analog dhe fillimin e tranmetimit digjital në respekt të këtij vendimi dhe Ligjit ”Per Mediat Audiovizive në Republikën ë Shqipërisë”.
Konstatohet me shqetësim, ashtu edhe si ju jeni në dijeni nga mbikqyrja e OSHMA – ve në treg, se operatorë te tjere si Klan, Klan Plus, ABC Neës, Shjiak Tv etj. nuk e kanë respektuar këtë vendim dhe vazhdojnë të transmetojnë pervec ne digjitale edhe në sinjal analog në qarqet Tiranë dhe Durrës. Ky transmetim po bëhet në kundërshtim me vendimin tuaj dhe, për më tepër, ka krijuar pabarazi dhe deformim të konkurencës në treg.
Sjellim në vëmendjen tuaj që shkelje të tilla sanksionohen nga nenet 18, 19, 78, 88, 132, 133 të Ligjit nr. 97/2013 ”Per Mediat Audiovizive në Republikën ë Shqipërisë” dhe, sipas të drejtave dhe rëndësisë së zgjatjes së kësaj situate, mund të jenë objekt i mosmarrëveshjeve që do të lindin dhe shqyrtohen nga organet gjyqësore kompetente për shpërblimet e dëmeve të shkaktuara.
Nisur nga sa më lart kërkojmë nga strukturat e AMA-s që të ndërmarrin masat e duhura operacionale dhe ligjore, për të detyruar këta operatore të zbatojne ligjin dhe të mos prishin ekuilibrat e tregut kaq sensibël si ai i mediave, duke mos u bërë palë me shkaktuesit e shkeljeve më sipër cituar.
Në pritje të reagimit tuaj urojmë në zgjidhjen sa më shpejt të kësaj situate.
News 24
Report Tv
Top Channel
Vizion +
Ora HD
Ora News