MENU
klinika

Biseda me të dërguarin amerikan për dialogun

Thaçi: Të arrihet marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë

04.10.2019 - 20:35

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

“Emërimi juaj shton besimin tonë në këtë proces dhe në mundësinë për të arritur një marrëveshje të paqes, përfundimtare, me Serbinë”, është shprehur presidenti Thaçi në këtë bisedë telefonike, njofton Presidenca e Kosovës.

Presidenti Thaçi i ka thënë ambasadorit Grenell, se emërimi i tij “është konfirmim i përkushtimit personal të presidentit Trump që të arrihet një marrëveshje e paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

Më herët edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se do të zhvillojë një bisedë telefonike me ambasadorin Grenell.

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë ndërprerë që nga nëntori i vitit të kaluar. Ato janë lehtësuar nga Bashkimi Evropian, i cili e mirëpriti emërimin e të dërguarit të posaçëm amerikan, duke thënë se SHBA-ja dhe BE-ja do të vazhdojnë angazhimin e përbashkët në Ballkanin Perëndimor./ REL

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shuhen shpresat për heqjen e sanksioneve

Festa për fitoren e Trump, Dodik e paguan shtrenjtë

Mund të rikthehet ideja e shkëmbimit të territoreve Serbi-Kosovë?

Fitorja e Trump, çfarë pret Beogradi nga manjati