Meghan Markle qëndroi larg të gjitha lajmeve që u postuan për të nga shtypi britanik dhe ai ndërkombëtar gjatë turneut të fundit, por e dini si e ruajti veten?
Me një aksesor të vogël, por të fuqishëm: një byzylyk me syrin e djallit. Gjatë udhëtimit në Afrikën e Jugut me Princin Harry, Dukesha e Sussex-it zgjodhi veshjet më elegante, por në dy nga 10 ditët, ajo nuk harroi të mbante në dorë një byzylyk të hollë, i cili, sipas mediave, është interpretuar si “hajmali”.
Dita e parë që Meghan zgjodhi të vendoste një varëse me syrin e djallit ishte 1 tetori. Jo rastësisht në të njëjtën ditë Harry publikoi edhe një deklaratë mediatike, përmes së cilës njoftoi se do të merrte masa juridike që vazhdimisht ka “bulluar” Meghan gjatë vitit të kaluar. Megjithëse nuk mund të konfirmohet 100 për qind nëse ka lidhje me këtë çështje, shumë fansa të familjes mbretërore besojnë se Meghan kishte zgjedhur jo rastësisht këtë varëse për të dërguar një mesazh te ngacmuesit.
Dhe ja pse Dukesha e vendosi për herë të dytë byzylykun gjatë turneut të saj. Pas debutimit me një fustan bezhë, ajo e mbajti përsëri të nesërmen me një fustan jeshil.
Shikojeni byzylykun delikat të Meghan dhe shikoni sa është vlera e tij.
Mund ta porositni online nëse ka akoma pasi e veshi Meghan.