MENU
klinika

Editorial i The Washington Post

Kina ia shkatërroi çdo ideal Hong-Kongut

06.10.2019 - 16:41

Në thelb të pakënaqësisë së Hong Kong-ut është një bindje se vendi ka qenë dikur i qeverisur dhe do të qeveriset nga sundimi i ligjit. Kz ka qenë themeli i forcës së Hong Kongut si një bazament financiar për Azinë dhe shënon një dallim të qartë me Kinën kontinentale, ku partia-shtet sundon mbi ligjin.

Njerëzit e Hong-Kongut duruan shumë për të ruajtur tregun e tyre të lirë dhe liritë politike, përfshirë lirinë e fjalës. Kur u ndjenë se po “shtrëngoheshin”, ata protestuan, por me dinjitet.

Kjo ndryshoi kur Kina u përpoq të merrte përsipër një ligj të ri ekstradimi. Kështu, ata reaguan, nga frika se mund të vendoseshin në sistemin arbitrar dhe brutal të Kinës.

Shefja ekzekutive e Hong Kong-ut, Carrie Lam, të premten vendosi të mos lejojë përdorimin e maskave të fytyrës nga demonstruesit, shumë prej të cilëve i kanë veshur ato për të penguar identifikimin.

Kështu, duket se Lam po shkatërron idealet e Hong-Kongut.

Nga presioni, Lam përfundimisht hoqi ligjin e kundërshtueshëm të ekstradimit, dhe demonstruesit me siguri do të ishin të kënaqur nëse ajo do të kishte përmbushur kërkesa relativisht modeste për një hetim mbi brutalitetin e policisë dhe një respektim të normave demokratike.

Por as Lam dhe as mbikëqyrësit në Pekin nuk e kuptuan këtë. Ata kanë shkatërruar plotësisht premtimin “një vend, dy sisteme”.

Tani diçka është e qartë: Kina nuk do të ndalet nga asgjë për të arritur një kontroll absolut.

Presidenti Trump ka thënë se ai nuk dëshiron të ndërhyjë, por ka kujtuar Kinën se dikur premtoi të “mbrojë lirinë e Hong Kongut, sistemin ligjor dhe mënyrat demokratike të jetës.”

Kongresi duhet të dërgojë një mesazh më të fortë duke aprovuar legjislacionin që kërkon një rishikim nëse Hong-Kong është mjaft autonom nga Kina për të merituar trajtimin e tanishëm të veçantë ekonomik dhe ligjor nga Shtetet e Bashkuara.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN