MENU
klinika

Njoftimi i AAC

Fluturimet charter low cost, 13% rritje në muajin gusht

08.10.2019 - 14:45

Fluturimet me çmime të ulëta (Low cost) pësuan rritjen më të madhe gjatë muajit gusht 2019, njofton Autoriteti i Aviacionit Civil.

Sipas të dhënave zyrtare, trafiku ajror dhe fluksi i pasagjerëve gjatë muajit gusht preku një rritje prej 13% krahasuar me vitin e kaluar. Sipas të dhënave, zyrtare nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në totalin prej 425,162 pasagjerë të cilët kanë udhëtuar gjatë muajit gusht për/nga TIA, 78,637 janë pasagjerë të fluturimeve Charter.

Përqindjen më të madhe në tregun e transportit ajror për muajin gusht 2019, e zënë kompanitë që fluturojnë drejt Italisë, me një numër pasagjerësh prej 190,519, ose 45% të totalit. Për të vijuar me fluturimet charter drejt Antalyas.

Këtyre shifrave shumë shpejt i shtohet edhe numri i pasagjerëve që do të zgjedhin të udhëtojnë drejt destinacioneve të Italisë me kompaninë Air Albania.

Pas “Lasgushit”, që mbulon Stambollin, në fund të shtatorit avioni i dytë i flotës së Air Albania, nën emrin e poetit të madh “Migjeni”, pritet të shtojë edhe më shumë fluksin e pasagjerve për vetë standardet nga më bashkëkohoret që ofron në tregun ajror shqiptar.