MENU
klinika

Holanda jep 'Ok'?

Vendimi për Shqipërinë, parlamenti holandez nis diskutimet për negociatat

08.10.2019 - 21:53

Parlamenti holandez ka nisur sot diskutimet në lidhje me vendimin për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për Bashkimin Europian.

Ashtu siç ishte parashikuar parlamenti do të vendosë mbi votën e saj pro ose kundër këtyre dy shteteve, ndërsa vendimi përfundimtar do të jepet më 18 tetor nga KE.

Ministri i Jashtëm Blok po pyetet nga deputetët për qëndrimin mbi Shqipërinë dhe dallimin mes qëndrimit të Gjermanisë dhe atij që do të ketë Holanda.

Kujtojmë se në një letër drejtuar deputetëve holandezë, ministri Blok shkruante se qeveria ndante të njëjtin mendim pozitiv si KE në lidhje me Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë për Shqipërinë, duke mos saktësuar qëndrimin, Blok përshëndeste hapat konkrete të Tiranës, duke shtuar faktin se duhej të bëhej më shumë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Ç’përmban ligji i ri për studentët e Mjekësisë

Tre vite punë të detyruar ose paguajnë tarifën e plotë të studimit!

“Sa e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me një sy”

Milioneri shqiptar, probleme me shikimin pas aksidentit

Takimi “kokë më kokë” me Prokurorin e Përgjithshëm

Altin Dumani, vizitë “blic” në Zvicër

“Për emigrantët, kostot janë të qeverisë tuaj“

Rama për median italiane: Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia!

A do të përkeqësohet situata me rritjen e temperaturave

Si po ndikojnë ndryshimet klimatike në përmbytjet globale?