MENU
klinika

Pas prokurorit në Durrës

Rama “shënjestron” gjyqtarin në Gjirokastër

09.10.2019 - 13:40

Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër deklaratë të fortë nga foltorja e Kuvendit, teksa e ka cilësuar si kriminel një gjyqtar në Gjirokastër.

Vetëm pak ditës pasi akuzoi prokurorin e Durrësit, Arian Ndoja, si të lidhur me bandat kriminale, kreu i qeverisë tha se edhe në Gjirokastër është një gjyqtar kriminel, që i jep urdhër mbrojtjeje burrit, që dhunon gruan.

Është koha të marrim një masë ekstreme sa ç’është ekstreme veprimtaria e këtyre kriminelëve në prokurori, bashki dhe rrugë.

Çfarë është një gjykatës që brenda dy ditësh në Apel vë në mbrojtje burrin, ai është kriminel. Është një kokërr krimineli. Ne nuk mund ta lejojmë më këtë, që Shqipëria të mos bëjë kapërcimin e fundit me këto palaço në Prokurori, Gjykatë dhe në rrugë.

Duhet ta bëjmë ne tani dhe të jeni të sigurt që edhe mbështetjen do ta marrin, nga populli nuk diskutohet, por edhe nga ndërkombëtarët. Nuk mund të pres më unë, që ai krimineli i jep mbrojtje burrit, që e ka bërë gruan gjysmënjeriu”, deklaroi kreu i qeverisë.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë