Të ardhurat e mbledhura ne buxhetin e shtetit nga zhdoganimi i materialeve të ndërtimit llogariten 2.244 milion lekë për periudhën janar-gusht 2019.
Sipas statistikave zyrtare të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, të ardhurat llogariten të kenë dhënë një kontribut prej rreth 2% të totalit të të ardhurave nga zhdoganimet e mallrave.
Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, të ardhurat e mbledhura në buxhet nga zhdoganimi i materialeve të ndërtimit në vlerë absolute llogariteshin në 2.922 milionë me një kontribut në buxhet prej 1.99% ndaj totalit.
Sektori i ndërtimit pritet të shënojë një rritje të ndjeshme, nisur nga numri i madh i lejeve të ndërtimit që po jepen.
Ndërtimi i banesave sidomos për banim, por edhe projekte të rëndësishme që po zhvillohen në infrastrukturë vijon të mbajë lart volumin e materialeve të importuara të destinuara për sektorin e ndërtimit.
Në 6 muajt e parë 2019, sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi ishte 753 mijë metra katror, që i korrespondon një vlere të përafërt ndërtimi prej 224 milionë eurosh, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT.