MENU
klinika

"Do kërkojë shumë vende pune"

Ministri Klosi lançon nismën “Turizmi Blu”

10.10.2019 - 21:17

Nga porti më i madh në vend para përfaqësuesve nga biznesi dhe porti i Durrësit, ministri Blendi Klosi lançoi nismën për zhvillimin e “Turizmit blu” për zhvillimin e ekonomisë së detit.

Duke theksuar mungesën e një ekonomie të detit, në kontrast me turizmin e zhvilluar në tokë, ministri Klosi tha se deti, është një nga potencialet tona të mëdha për tu shfrytëzuar, për të rritur ofertën turistike dhe të ardhurat nga turizmi. Por Shqipëria nuk mund të ketë turizëm blu pa pasur industrinë mbështetëse për to.

Për të zhvilluar këtë lloj turizmi, do të ndërmerren një sërë nismash për zhvillim të kapaciteve infrastrukturore, sigurinë e promovim.

Një paketë me lehtësira fiskale si ajo që qeveria shqiptare bëri për hotelerinë me 4 dhe 5 yje është e nevojshme për të krijuar infrastrukturën e kësaj industrie të pazhvilluar në Shqipëri ndërsa po punohet për të paraqitur sa më shpejt për diskutim ligjin e ri të lundrimit dhe ndryshimet në kodin detar përsa i përket ekonomisë në marinave.

 

foto galeri

“Ky është një biznes i të ardhmes që do të kërkojë shumë vende pune, shumë promocion dhe njerëz të gatshëm për të shërbyer”– shtoi ministri Klosi duke theksuar se është e nevojshme të punohet për ta bërë vendin tonë një destinacion të turizmit blu, të cilën ministrin Klosi e cilësoi si “një botë të re që është në prag të Shqipërisë.”