MENU
klinika

NOBEL, por së prapthi

“The Washington Post”: Handke mbrojtësi famëkeq i Millosheviçit

10.10.2019 - 22:51

       Nuk reshtin reagimet e njëpasnjëshme, menjëherë pas Nobelit, kaq shumë të pritur prej dy vjetësh, në letërsi. Ndërkohë, Akademia Suedeze befasoi me “shënjestrën”. Një Nobel, për një prokonfliktual si Peter Handke. Autori është paraprakisht “i famshëm”, për mbështetjen e plotë të genocidit në Ballkan./Konica.al

Më poshtë, citojmë mediet në Kosovë, duke përfshirë edhe reagimin e Ambasadores së Kosovës në Washington

Gazeta prestigjioze amerikane “The Washington Post”, i ka kushtuar një artikull reagimeve kundërshtuese që janë bërë pasi autori austriak pro-regjimit të Millosheviqit, Peter Handke, është shpallur si fitues i çmimit Nobel për letërsi nga Akademia Suedeze. Këto reagime nga shumë personalitete të ndryshme kanë ardhur për faktin se Handke është një shkrimtar i cili në të kaluarën ka përkrahur regjimin e Sllobodan Millosheviqit. “Ky është vendimi më ofendues i mundshëm”, ka thënë ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi. Tutje, Selimi ka thënë se “Çfarë mund të pritet? Assadi për Çmimin (Nobel) për Paqe?” – thotë Express.

 

 

 

Në këtë shkrim nga WP është përfshirë edhe reagimi i Ambasadores së Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, e cila e ka quajtur Handke-n si një “propagandues të urrejtjes etnike dhe dhunës”, duke ia bashkëngjitur këtij reagimi edhe një fotografi të Handke në funeralin e Sllobodan Millosheviqit në vitin 2006. Historiani Orlando Figes shkroi se ishte shumë i tronditur që Handke ka fituar Nobelin, duke e përshkruar atë si një “një mbrojtës famëkeq për regjimin vrastar të Slobodan Millosheviçit”.

 

 

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, shqiptari nga Kosova, Gent Cakaj, në Twitter ka thënë se ky çmim “Nobel”, ka shkuar “për një shërbyes të gjenocidit”. Përveç Selimit dhe Çitakut, kanë reaguar edhe shkrimtarë e akademikë të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre rreth këtij vendimi të Akademisë Suedeze. Historiani Orlando Figes ka thënë se është shumë i tronditur që Handke ka fituar Nobelin, duke e përshkruar Handken, si një “ mbrojtës famëkeq të regjimit vrastar të Sllobodan Millosheviq”.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit