Këngëtarja e njohur, Big Mama, është munduar gjithmonë të jetë e rezervuar lidhur me jetën e saj personale.
Të pakëta janë rastet kur kemi mësuar diçka për jetën private të saj, të cilën e ruan hermetike.
Mirëpo, duket se kësaj here, Big Mama ka vendosur të mos e mbajë lumturinë vetëm për vete, por ta ndajë edhe me ndjekësit e saj.
Në profilin e saj në Instagram, këngëtarja ka publikuar foto me partnerin e ri, i cili është një model turk.
Ai quhet Serhat Kaynarpinar dhe gjithashtu modeli ka ndarë në llogarinë e tij foto me këngëtaren shqiptare.
Me këtë veprim, çifti duket se ka “zyrtarizuar” lidhjen e dashurisë për të cilën askush nuk ishte në dijeni.
“Këto ditë të ftofta do ju sjell pak dashuri… ”– shkruan këngëtarja krahas fotove romantike buzë detit.