MENU

Siguron udhëtimin e vogëlushes

Big Mama, ana humane që vlen më shumë se fama

18.04.2019 - 13:32

Big Mama i siguron udhëtimin në Turqi vajzës nga Skënderaj për të cilën u kërkua ndihmë për shërim.

Rreth 12 mijë euro i janë dhuruar familjes Lahi nga qytetarët e Kosovës dhe bashkëatdhetarët për trajtimin e vajzës së tyre, ndërsa këngëtarja, Big Mama ia ka siguruar udhëtimin për në Turqi.

Këtë e ka konfirmuar babai i vajzës, Sami Lahi, i cili në një video live me përfaqësuesen e shoqatës “Globus”, Luljeta Shosholli-Habibi, ka treguar se gjatë gjithë ditës së sotme ka mbledhur paratë e dërguara.

Lahi ka thënë se vazhdimisht janë duke i dërguar para dhe ende nuk ka arritur t’i mbledh të gjitha dhe të tregoj shumën e saktë.

Poashtu këngëtarja Besiana Kasami (Big Mama) ka financuar një udhëtim dhe kontroll në një klinikë në Turqi.

Kjo është konfirmuar nga vet prindi Samiu, i cili ka bërë të ditur se nesër do t’i tërheqë pasaportat dhe pritet të udhëtojnë në Turqi. Lahi ka deklaruar se edhe zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë i kanë premtuar përkrahje për financim për shërimin e vajzës.

Pas udhëtimit në Turqi ku pritet të bëhet diagnostikimi i patologjisë së vajzës, pritet të bëhet e ditur edhe shuma e saktë e kostos për trajtimin e saj. Derisa të dihet kjo Shosholli-Habibi dhe Lahi kanë bërë thirrje që qytetarët të ndalojnë së dërguari para.

Sami Lahi ka treguar së fundmi se vogëlushja ka lindur me këtë patologji, ndërsa tani është i shqetësuar me një ënjtje afër zemrës e cila siç ka treguar ai po i zgjerohet dita-ditës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Deri te molla e kuqe”

Më në fund, Dafina me pasaportë kosovare