Aurela Gaçe është një ndër emrat më të njohur për publikun shqiptar, e cila ka vite në skenë dhe publiku e do njësoj si në fillimet e saj.
Ajo numëron mijëra ndjekës në profilin e saj në Instagram, ku ka ndarë së fundmi një sekret të mikut të saj, stilistit Joni Peçi.
Aurela e ka uruar Jonin për suksesin e tij, duke i zbuluar edhe diçka që ai kërkonte ta mbante sa më të fshehtë nga publiku.
Joni nuk dëshironte në asnjë mënyrë të zbuloheshin bamirësitë e tij, mirëpo Aurela s’e ka mbajtur dot për vete.
“Mbrëmë ti miku im shënove një tjeter sukses, por ajo qe dua njerezit te dinë, eshte se ti je i rralle . Si njeri. Ne kemi 10 vjet qe bashkepunojme , e kemi njohur e provuar njeri- tjetrin ne te mirë e në të keq, prandaj jam e lumtur për ty.
E di qe ti tani nuk do t’a aprovosh kètè qe do të tregoj kêtu .
Nje here, dikush kerkoi ndihme. Per nje femije te semure. Une fillova t’u kerkoj miqve artiste të me bashkoheshin e shume nga ata ishin gati . Te kerkova ndihme edhe ty. E ti pagove ne fshehtësi gjithè cfare i duhej femijes. M’u lute te mos i tregoja as prinderve te femijes,sepse e mira behet pa u marrë vesh. Une dua ta tregoj kete gje, sepse dua t’a dine te gjithe qe perveçse je talent i padiskutueshem, ti jep nga vetja jote perdite . Edhe per ne , te skenes, sa shume ke bere, edhe kur s’kishim, edhe kur kishim. Sepse ti je kaq njerezor. Ti je kaq mirenjohes per ata qe kane qene prane teje ne kohe te veshtira. E di sepse kam 10 vjet qe te njoh.”- ka shkruar Aurela në postim, dukr i treguar të gjithëve cilësitë e mira të mikut të saj.