Eliud Kipchoge ka shkruar një faqe në historinë e sportit të atletikës. Atleti kenian ka arritur të mbyllë maratonën e Vjenës nën dy orë duke vendosur një record historik.
34-vjeçari ka arritur të përshkronte 42.195 km në 1 orë e 59 minuta dhe 40 sekonda. Keniani është rekordmen i botës dhe kampion Olimpik, prandaj po punonte fort që të arrinte suksesin në maratonën e Vjenës.
Ai përshkroi 4 xhiro rreth Praterit, parkut të Vjenës, në Austri të gjatë 9.4 kilometra. Shumë përkrahës të tij e mbështetën gjatë garës duke e inkurajuar të thyente rekordin. Koha e tij u monitorua nga 41 asistentë dhe lazera.
Kipchoge shkruan me të arta emrin e tij ne librin e historisë së atletikës. Një sukses që vështirë të thyhet nga dikush tjetër.