MENU
klinika

Rrëmben vendin e parë

Çmenduria e atletit amerikan/ ‘Fluturon’ për medaljen e artë

14.05.2019 - 18:59

Infinite Tucker është futur në historinë e Atletikës, pas ‘fluturimit’ të tij për të fituar medaljen e artë në 400 metra.

Atleti amerikan, është bërë ‘hit’ edhe në rrjetet sociale, pas veprimit të tij për të rrëmbyer vendin e parë në 400 metra sprint në Konferencën Perëndimore.

Tucker ishte ‘kokë më kokë’ në vijën e finishit me Robert Grant, por me një hedhje spektakolare ai fitoi medaljen e artë në Hurdles.

Amerikani bëri një vrapim të shpejtë për ta arritur kundërshtarin e tij, por në centimetrat e fundit, vendosi që të kërcente para vijës së finishit, në mënyrë që të futej i pari.

Hedhja e tij i ka habitur të gjithë, pasi askush nuk e priste që ai të bënte një veprim të tillë, për të siguruar medaljen e artë.