MENU
klinika

Përplasja SHBA-Kinë

Trump ‘gjunjëzon’ Kinën/ Hap zyrtarisht front lufte

18.09.2018 - 11:11

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, duket se ka zyrtarizuar ‘luftën’ tregtare me Kinën. Shtetet e Bashkuara janë duke vendosur mbi mallrat kineze tarifa të reja me vlerë 200 miliardë dollarë, më të ashprat deri tani.

Uashingtoni po e përshkallëzon kështu luftën tregtare me Pekinin, duke i aplikuar masat e fundit për pothuajse 6,000 artikuj ku përfshihen: çanta dore, oriz dhe tekstile.
Megjithatë janë përjashtuar nga ana tjetër disa produkte që pritej të shënjestroheshin siç janë orat e dorës “smart ëatch” dhe tryezat e bebeve. Taksat do të hyjnë në fuqi duke nisur nga 24 shtatori. Ato të fillojnë nga 10% e vitin e ardhshëm do të mbërrijnë në 25% nëse mes dy vendeve deri atëherë nuk gjendet gjuha e kompromisit.

Trump 'gjunjezon' Kinen. 'Lufte' e re ekonomike
Trump ‘gjunjezon’ Kinen. ‘Lufte’ e re ekonomike

 

Për presidentin amerikan Donald Trump, raundi i fundit i tarifave është ashtu si të tjerët përpara tij një përgjigje ndaj “praktikave të padrejta tregtare të Kinës, duke përfshirë subvencionet dhe rregullat që i kërkojnë kompanive te huaja në disa sektorë të kenë edhe partnere lokale.

trump

Kina premton të përgjigjet dhëmb për dhëmb, por Trump mendon se e ka paraprire këtë reagim të sajin.

“Nëse Pekini hakmerret, Shtetet e Bashkuara do të kalojnë menjëherë në fazën e tretë”, u shpreh ai, do të thotë vendosje e tarifave te mëtejshme mbi produktet kineze për një vlerë tjetër 267 miliardë dollarëshe. Nëse kjo ndodh, atëherë praktikisht, pothuajse të gjitha eksportet e Kinës në SHBA do të jenë subjekt detyrimesh të shtuara.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN