MENU
klinika

Mirditë, sërish mesazhe të koduara

Çobani nga Xhuxha zbulon mbishkrime prehistorike

14.10.2019 - 16:28

      Një tjetër shkëmb me disa simbole dhe kode të prehistorike, është zbuluar në fshatin Xhuxhë të Fanit, në Mirditë. Ka qenë një çoban, i cili teksa ruante bagëtitë ka pikasur shkëmbin të ngulur në një grumbull dheu, me simbolika të përafërta me atë të gjetur pak kohë më parë në këtë zonë dhe menjëherë, ka njoftuar autoritetet lokale.

Dyshimet e para janë për piktograme, por do të jenë ekspertët nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik për të saktësuar periudhën që i përkasin dhe për çfarë bëhet fjalë.

 

Drejtori i Kulturës në Bashkinë Mirditë, Gjergj Marku, kërkon që kjo zonë studiohet nga ekspertët, pasi, sipas tij, këto gjetje dëshmojnë për vlera historike.

“Rasti i rrasës sipër në bjeshkë është më ndryshe dhe është tërësisht i dukshëm me atë varrën që është bërë nga njerëz prehistorik ku mendohet të jetë mijëravjeçar. Ndërkohë kjo e dyta është shumë e vështirë sidomos për një sy të lirë dhe sidomos për një sy amator është shumë e vështirë për ta deshifruar se nëse kemi të bëjmë me hieroglif me gdhendje në gurë pra art shkëmbor. Apo thjeshtë është një ndikim gjemofologjik mbi gurë për vite e vite. Guri është i vendosur në një stom dheu (grumbull dheu) një gurë i stërmadh për të qenë realist. Në të kalonte edhe një vijë uji. Mbase mund të jetë bërë prej shekujsh ajo vija e ujit dhe kalon mes përmes gurit. Sidoqoftë rëndësi ka që edhe ky të studiohet”, – u shpreh Marku, për mediet.

 

 

Një grua e moshuar mirditore, tregon se shkëmbin në fjalë e përdornin si pikë pushimi gjatë kohës kur shkonin në mal, por asnjëherë s’e kishin menduar se mbart vlera historike.

“Kur shkonim për dru në mal, pushonim vetëm aty. Aty bënim pushim të gjithë dhe një çoban shkonte gjithmonë aty” – kishte treguar ajo.

Specialistët e fushës pritet të shkojnë në Xhuxhë, për të verifikuar e analizuar këtë zbulim që është i dyti në këtë zone, brenda pak muajsh, me simbolika të përafërta. Nëse vërtet do të kemi të bëjmë me dëshmi të periudhës neolite, Mirdita i shtohet hartës së zbulimeve të këtyre 30 viteve të fundit.

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen