MENU
klinika

Frankfurt-ide që lëvizin botën

Kosova në panairin më të madh të librit

16.10.2019 - 12:52

    Panairi më i madh i librit në botë, ai i Frankfurtit në Gjermani, vjen sot për të gjithë lexuesit. “Ide që lëvizin botën” është tema që dallon këtë vit. Norvegjia sakaq është e ftuara e nderit në këtë panair. Janë mbi 7,300 ekspozues nga e gjithë bota, ndër të cilët, tradicionalisht, prezantohet edhe Kosova.

Pas çmimeve “Nobel”, tetori është muaji kushtuar panairit më të madh të librit. Takimi pesëditor, mbledh të gjithë profesionistët e dashamirësit e librit. Janë mbi dhjetëmijë gazetarë, mbi njëqindepesëdhjetë shtete e mbi dyqindeshtatëdhjetë mijë vizitorë, që frekuentojnë ngjarjen e vitit kushtuar librit.

 

 

Treni i letrave, nga veriu arriti në Frankfurt, me delegacionin e vet nga Norvegjia. Të ftuar nderi, përfshirë emrat më në zë të letërsisë botërore, që vijnë nga ky vend, si: Karl Ove Knausgard, Jo Nesbo e Maja Lunde, së bashku me Princeshën e Norvegjisë, Mette-Marit.

Veç të ftuarve nga Norvegjia, panairi do të nderohet me emra të jashtëzakonshëm të letërsisë botërore, si: Margaret Atëood, Elif Shafak, Ken Follett, Colson Whitehead e shumë autorë të tjerë.

Kosova është e pranishme me një përfaqësim dinjitoz në sallën 5.0, sallë e botuesve dhe shteteve ndërkombëtare si: Belgjika, Italia, shtetet e Evropës Qendrore, Lindore e Juglindore, Turqia, Holanda, Evropa Veriore, Irani e të tjerë Janë botimet më të reja të botuesve kryesorë të Kosovës, si: “Buzuku”, “Koha”, “Faik Konica”, “Pema”, “Artini”, “Dija”, “Damo”, “Meshari”, “Magjia e Librit”, “Lugjet e Verdha”, e të tjerë, si dhe institucioneve si Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Instituti Albanologjik, Instituti i Historisë dhe Universiteti i Prishtinës.

 

 

 

Shënohen po ashtu, përvjetorë të rëndësisë së lartë nga letërsia, historia dhe kultura shqiptare, si: 20-vjetori i Çlirimit të Prishtinës dhe Kosovës, 100-vjetori i Konferencës së Paqes, 400-vjetori i vdekjes së Lekë Matrëngës, 90-vjetori i lindjes së Rexhep Hoxhës, 90-vjetori i lindjes së Kosovë Rexhë Balës, 80-vjetori i lindjes së Adelina Mamaqit, 80-vjetori i lindjes së Rrahman Dedajt, 70-vjetori i vdekjes së Mithat Frashërit, 70-vjetori i vdekjes së Vinçenc Prennushit, 40-vjetori i vdekjes së Jakov Xoxes.

Në fundjavë, panairi pret edhe qytetarët dhe vizitorët e thjeshtë, një rast më shumë për takimin me autorët gjatë orëve letrare në stendën e Kosovës. Një rast i jashtëzakonshëm ky, për prurjet e reja nga letërsia dhe kultura shqiptare.

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen