MENU
klinika

Serie A, Java 8

Milan ndëshkohet në fund, Pioli nuk e nis mirë

20.10.2019 - 22:49

Kur u mendua se Milan la pas 3 humbjet radhazi dhe me dy fitoret radhazi do të nisur ngjitej në renditje, ka ndodhur e kundërta. Kuqezinjtë kanë barazuar 2-2 Lecce-n në “San Siro”, që përkon edhe me debutimin e trajnerit Pioli.

Goli i parë është shënuar nga Calhanoglu në minutën e 20-të, supergol për nga mënyra e ekzekutimit. Me kaq mbyllet pjesa e parë. E dyta nuk ishte mirë për kuqezinjtë.

Në minutën e 62-të, Babacar humb penallti për miqtë, megjithatë, pa kaluar as 1 minutë, shënoi, duke barazuar përkohësisht dhe heshtur stadiumin.

Gjithsesi, Piatek rikthen Milanin në avantazh, edhe pse polaku nuk kishte luajtur titullar (hyri në 67’). Kur e mendua se Milan mori 3 pikë nga kjo sfidë, Calderoni në minutën e dytë shtesë barazon. Menjëherë nisën vërshëllimat për trajnerin Pioli, që nuk debuton me fitore.

SHËNIM: Të gjitha rezultatet e ndeshjeve kryesore të ditës i gjeni në kohë reale, duke klikuar Konica.al  në ballinën e rubrikës së sportit

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN