Shqipëria U-15, e drejtuar nga trajneri Eqerem Memushaj, është mundur 1-2 nga fqinjët e Maqedonisë, në miqësoren e zhvilluar sot në orën 16:00 në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës.
Kjo ishte miqësorja e parë, ndërsa miqësorja e dytë do të zhvillohet pas dy ditësh, më datën 20 shtator, në stadiumin “Biljanini” në Ohër, në po të njëjtin orar.
Kuqezinjtë kanë luajtur një ndeshje të barabartë përballë bashkëmoshatarëve të tyre, por nuk kanë mundur të jenë më të saktë dhe të finalizojnë.
Përfaqësuesja jonë e filloi ndeshjen me këtë formacion: Ujka, Kreka, Rahimi, Stafa, Abazaj, Cipi, Kote, Istrefaj, Ndreu, Cereni, Begotaraj.
Golat: Cereni ’27 / Gjirgjiev ‘2, ’68 Ibrahimi
Kartonë të verdhë: Bajraktari ’45, Cereni ’68, Kreka ’70 / Zekjiri ’60