MENU
klinika

Videomesazh

Prezantohet ambasadori i ri i BE-së/ Kërkesa e tij e parë

18.09.2018 - 19:21

Bashkimi Evropian sapo ka emëruar ambasadorin e ri në Shqipëri, Luigi Soreca-n, i cili ka zgjedhur të prezantohet me Shqipërinë me anë të një videomesazhi, i cili është bërë publik nga faqja zyrtare e Bashkimit Europian në rrjetin social Facebook.

Gjatë prezantimit të tij, ambasadori i sapo emëruar, shprehet se mirëpret bashkëpunim për të arritur ambicien e përbashkët për ta futur Shqipërinë në BE.

“Besimi i këtij posti në këtë moment jetik për Shqipërinë, është privilegj dhe nder i madh për mua. Mirëpres bashkëpunim me të gjithë ju, për arritjen e ambicies sonë të përbashkët për ta sjellë Shqipërinë në familjen e Bashkimit Europian”.

Luigi Soreca zëvendëson Romana Vlahutinin në Tiranë