Komiteti i Konkurrencës në La Liga ka bërë zyrtare datën se kur do të luhet e famshmja “El Clasico” mes Barcelonës dhe Real Madrid, e vlefshme për fazën e parë të kampionatit spanjoll.
Sipas kalendarit ndeshja duhej të luhej të shtunën më 26 tetor, por më në fund është shtyrë për më 18 dhjetor, duke marrë parasysh situatën që po ndodh në Katalonjë, më saktësisht, protestat në Barcelonë.
Data është tashmë përfundimtare, duke u rakorduar edhe me ndeshjet e Copa del Rey. La Liga u përpoq që kjo ndeshje të luhej më 7 dhjetor, por nuk u dakordësuan palët.
Barça dhe Real Madrid më në fund ranë dakord që takimi të mbahej të mërkurën, më 18 dhjetor, dhe këtë e bënë në kërkesat e tyre.
SHËNIM: Të gjitha rezultatet e ndeshjeve kryesore të ditës i gjeni në kohë reale, duke klikuar Konica.al në ballinën e rubrikës së sportit