Pas shumë golave dhe rezultateve surprizë në Ligën e Kampionëve, sot në fushë zbriten skuadrat e Ligës së Europës.
Megjithëse një kompeticion më i vogël për nga rëndësia, në Ligën e Europës marrin pjesë skuadrat më me emër në Europë si Junajtid, Roma, Lacio, Sevilja apo Arsenal e Sëlltik.
“Djajtë e kuq” fituan në një transfertë delikate në Beograd ndërkohë që Roma priste në shtëpi Gladbahun.
Verdhekuqtë ishin në avantazh me golin e Zaniolo në ojesën e parë, por u ndëshkuan vetëm në minutat shtesë të fraksionit të dytë pas një penalltie të realizuar nga Shtindël.
Të përfunduara:
Roma – Gladbah 1-1
32′ Zaniolo/ 90+3 pen. Shtindël
Alkmar – Astana 6-0
39′ Kupmeiners, 43 Boadu, 77′ Stengs, 83′ pen. Kopmeiners, 85′ Sugavara, 90+2′ Idrizi
Bashakshehir – Volsberger 1-0
78′ Kahvexhi
Beshiktash – Braga 1-2
71′ Najir /38′ Horta, 80′ Eduardo
CSKA Moskë – Ferencvarosh 0-1
86′ Varga
Porto – Rejnxhërs 1-1
36′ Diaz/ 44′ Morelos
Gent – Volfsburg 2-2
42′ Jaremçuk, 90+4′ Jaremçuk / 3′ Veghorst, 24’Zhoao Viktor
Ludogorets – Espanjol 0-1
13′ Kampuzano
Partizan Beograd – Mançester Junajtid 0-1
43′ Marsial
Karabak – APOEL 2-2
13′ Kuintana, 59 Ailton / 29′ Ionu, 45+1 Halenius
Slovan Bratislava – Uolves 1-2
11′ Sporar/ 58′ Sais, 63′ pen. Himenez
St. Etiene – Oleksandria 1-1
8′ Gabriel / 14′ Gabriel (ag)
Jang Bojs – Fejnord 2-0
14′ Asal, 28’Nsame