MENU
klinika

Muaji shtator

Energjetika/ Humbjet në rrjet në nivelin më të ulët

26.10.2019 - 08:58

Humbjet në rrjet të energjisë elektrike shënuan nivelin më të ulët historik gjatë muajit shtator, duke arritur në 17.5%.

Në periudhën janar-shtator të këtij viti humbjet në rrjet arritën në 22.5% nga 23.8% që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Niveli i humbjeve në rrjet është ulur me 20.5% krahasuar me 9 mujorin e 2013, ku humbjet në rrjet shënonin nivelin 43.4%.

Krahas uljes së humbjeve në rrjet OSHEE rriti edhe nivelin e arkëtimeve në 51.7 miliard lekë. OSHEE thotë se niveli i arkëtimeve në rrjet u rrit me 6.3% ose me 3 miliard lekë më shumë se një vit më parë.

Sipas OSHEE, për këtë periudhë janë regjistruar 28 946 ankesa ose 8,8% më pak se e njëjta periudhë e vitit 2018 ku u regjistruan 31 743 ankesa.

OSHEE ka zgjidhur rreth 33 142 ankesa gjatë 9-mujorit, një pjesë e të cilave i përkasin edhe viteve të mëparshme.