Marc Marquez fitoi sërish në çmimin e madh të Australisë duke vazhduar ecurinë e fitoreve. Kampioni i botës nuk e pati aspak të lehtë të siguronte vendin e parë, pasi dueloi fort me Vinales.
Ky i fundit zhvilloi një garë mjaft të mirë deri në xhiron e fundit kur humbi duelin me spanjollin dhe u rrëzua.
? #MotoGP RACE@marcmarquez93 WINS as @mvkoficial12 crashes on the final lap!!! ? #AustralianGP ?? pic.twitter.com/LXvMBllvUW
— MotoGP™ ?? (@MotoGP) October 27, 2019
Vendi i dytë shkoi për Cal Crutchlow që përfitoi nga gabimi i Vinales në fund, ndërsa vend në podium kishte dhe për “heroin e shtëpisë” australianin Jack Miller. Ai u ngjit në podium dhe nuk mund të mungonte festimi i pirjes së shampanjes me këpucë.
Rossi vazhdon dhe zhgënjen, pasi e mbylli garën i teti. “Doktori” ndjen vitet mbi shpatulla dhe është në të perënduar të karrierës së tij.