Popullsia e Shqipërisë është pakësuar me 2500 persona nga 1 Janari deri 4 Tetor të 2019-ës.
Për rreth 30 vjet “Ambasadat” janë kthyer në simbolin e shpresës së shqiptarëve për të lëvizur jashtë vendit. Sipas të dhënave nga Organizata e Kombeve të Bashkuara popullsia shqiptare pakësohet me 1 person çdo 38 minuta, si pasojë e emigracionit.
Një tjetër faktor është ulja e numrit të lindjeve.
Sipas Kombeve të Bashkuara, gjatë vitit 2019 në Shqipëri kanë lindur 92 foshnja në ditë, ndërkohë kanë vdekur 63 persona në ditë.
Ritmi i rritjes natyrore të popullsisë pritet të ndryshojë edhe në vitet e ardhshme. Por ky ndryshim, sipas OKB-së, do të jetë negative rreth vitit 2027.
Sipas Institutit të Statistikave, 356 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi që prej vitit 2011.
Numri më i lartë i emigracionit raportohet në periudhën 2011–2013 me rreth 55 mijë persona të larguar në vit. Përkundrejt tyre, numri i personave që janë kthyer në Shqipëri ka rënë dukshëm.
Në 8 vjet, numri i imigrantëve arrin në 215 mijë persona.
Në 2011-n 37 mijë persona të kthyer në Shqipëri ndërsa në 2018 janë kthyer vetëm 23 mijë.