E ftuara speciale mbrëmjen e kaluar në “Këndo këngën time”, ishte këngëtarja e dashur për të gjithë, Irma Libohova.
Mes shumë këngësh, rrëfimesh e batutash, Irma zbuloi atë që e konsideronte ‘rivale’ në festivalet e shumë viteve më parë.
“Nuk e përcaktonim ne rivalitetin, por ishin njerëzit. Mua shpeshherë më kanë ardhur fjalë që në familjen tonë për shembull një pjesë ishte me Parashqevi Simakun, një pjesë ishte me mua edhe gjithmonë ziheshin në nalet e festivalit se o do ta marri çmimin Irma, ose do ta marri çmimin Parashqevia. Gjithmonë është mirë të kesh rivalitet sepse ka qenë konkurrencë e shëndetshme”, u shpreh Irma.
Ajo shprehu gjithashtu admirimin e familjes së saj për këngëtaren e njohur, Parashqevi Simaku.
Megjithatë të dyja do të mbeten gjithmonë dy ikona të artit shqiptar.